Rehabilitimi dhe ndërrimi i rrjetit në qytetin e Rahovecit

Në vazhdimësinë e punëve paralele në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kemi me Komunën e Rahovecit po realizohen projekte të rëndësishme për këtë komunë si bashkëpunim me KRU “Gjakova”.
Në kuadër të Njësisë Operative Rahovec këto ditë po zhvillohen punime në ndërrimin e rrjetit nga Asbest Cement AC dhe është vendosur rrjeti i ri me Gypat DN 110 PE 16 bar me gjatësi ~l=110m’ në rrugën “Sheh Myhedini” në qytetin e Rahovecit. Ky projekt po realizohet nga KRU “Gjakova”- Njësia Operative Rahovec në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit.
Bashkangjitur foto nga tereni.
Njësia Operative Rahovec.
KRU “Gjakova” SH.A.
20.03.2023.
Comments for this post are closed.