Kryeshefi Ekzekutiv z.Hasan Krasniqi sëbashku me zyrtar të lartë të Ujësjellësit KRU “Gjakova”,
Kryeshefi Ekzekutiv z.Hasan Krasniqi sëbashku me zyrtar të lartë të Ujësjellësit KRU “Gjakova”, zhvilluan sot një takim efektiv pune me Kryetarin e Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini si dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ky takim i shërben një qëllimi të dobishëm për banorët e Komunës së Gjakovës të cilët do të jenë përfitues të projekteve të përbashkëta në mes të KRU “Gjakova” dhe Komunës së Gjakovës.
Temë diskutimi ishte përcjellja paralele e zgjerimit të rrugës në dalje për Pejë gjegjësisht ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe vazhdimi i projekteve të reja.
Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në investime dhe projekte të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës ujore.
Comments for this post are closed.