Përurohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Firzë

Përurohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Firzë.
Sot, datë 27.09.2022 është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Firzë, ky projekt është bashkëfinancim në mes të KRU “Gjakova” me 51% dhe Komunës së Gjakovës me 49%, vlera totale e projektit 53 913,36 Euro.
UD.Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” inxh.Visar Hasi uroj banorët për ujin e pijes, duke potencuar vlerën dhe rëndësin që përmbante ky projekt si dhe ju drejtua banorëve për shfrytëzim racionalë të ujit dhe ti kryejnë obligimet për shërbimet të cilat i ofron KRU ”Gjakova” në mënyrë që Kompania të zhvilloi veprimtarinë e saj.
Të pranishëm në këtë përurim ishin dhe Drejtori i Shërbimeve Publike nga Komuna e Gjakovës Shkumbin Kastrati, UD.Drejtori Teknik në KRU “Gjakova” Agron Tafarshiku, stafi i inxhinerëve si dhe vet komuniteti.
Kompania “Gjakova” do të vazhdojë me implementimin e projekteve të mëdha të cilat kanë për qëllim furnizimin me ujë të pijes për të gjithë banorët të cilët nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit.
KRU “Gjakova” SH.A.
27.09.2022.
Comments for this post are closed.