KRU “Gjakova” pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik për shërbimet ndaj konsumatorëve
Në një të ardhme të afërt, KRU “Gjakova”, pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik, me qëllim që shërbimet ndaj konsumatorëve dhe puna e personelit të kompanisë të jenë në hap me kohën.
Që ky sistem i avancuar t’i shërbej qëllimit, KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e inventarizimit/përditësimit të të dhënave të konsumatorëve të saj.
Personeli i cili është i trajnuar me kujdes, do të angazhohet në terren duke vizituar secilin konsumator me qëllim të përditësimit të të dhënave të hollësishme të konsumatorëve si; të dhënat personale, të dhëna mbi ujëmatësin, shërbimet e ofruara, shqetësimet e mundshme të konsumatorëve, etj.
Prandaj, KRU “Gjakova” me plot mirëdashësi, lut konsumatorët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë personelin tonë në përmbushjen e kësaj detyre.