KOMPANIA RAJONALE E UJESJELLESIT KRU’GJAKOVA’ Sh.A. –GJAKOVE  Në mbështetje të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe autorizimeve të dhëna nga Bordi i Drejtorëve me rregulloren për marrjen dhe dhënien me qira të objekteve të KRU’Gjakova’SH.A-Gjakove Shfrytëzimi i hapësirave do te bëhet me qëllim të trajtimit të drejtë, si dhe sigurimit të mundësive më të mira, për të krijuar te hyra,bazuar në rregulloret e brendshme dhe Ligjet në fuqi  nxjerr këtë:

Ftesë   për  ofertim  për marrjen me qera të hapësirave  për   Pikë Arkëtuese  KRU”GJAKOVA “sh.a-Gjakovë.

Kushtet  e  KRU’Gjakova” sh.a për marrjen e hapësirave me qera për pikat arkëtuese Gjakovë

  • Dokumentacioni pronësoro-juridik urbanistik në rregull,
  • Nyje sanitare  (banje, tualet),
  • Dysheme me pllaka, parket, ose laminat
  • Vendosje të grilave- parmakeve të sigurisë sipas kërkesës së komisionit
  • Ndriqim të mjaftueshem në përputhje me hapësiren e zyrës
  • Pa obligime paraprake financiare ndaj  Ujesjlellesit, KEDS dhe sherbimeve tjera komunale,
  • Njehsor te veqante te energjise elektrike dhe te ujit (ujëmates),
  • Hapësire e mjaftueshme në m2 për ushtrimin e veprimtarisë për pika të shitjes,
  • Kati përdhes i objektit,

 

 Afati kohor i marrjes me qera në kohëzgjatje prej 1 vit me mundësi vazhdimi

KRITERET E KRU’Gjakova”sh.a-Gjakovë

Të drejtë pjesëmarrje kanë si personat fizik dhe juridik.Persona fizik duhet të kenë kopjen e letërnjoftimit , vërtetimin nga Gjykata që nuk janë në hetimePersonat juridik duhet të sjellin certifikatën e regjsitrimit të biznesit kurse vërtetimi nga Gjykata në emër të Operatorit ekonomik se nuk është në hetime

INFORMATA ADMINISTRATIVE

  • Komision i themeluar nga KRU’Gjakova’ sh.a., do të bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e ofertës  më të mirë dhe më të favorshme.
  • Obligimet tatimore me rastin e marrjes së hapësirave me qera  zbriten sipas Ligjeve në fuqi, Qiramarrësi zbret nga qiraja qdo ndalesë tatimore që kërkohet me Ligj ,në emër të qiradhënësit,  qiramarrësi transferon mjetet pa tatim në qera qiradhënësit  si dhe   siguron qiradhënësit një certifikatë  vjetore të ndalesave tatimore..
  • Ofertat duhet të dorëzohen të mbyllura.
  • Afati për dorëzimin e ofertave deri me datën 25.12.2021  në ora 16:00.
  • Vendi i dorëzimit, arkiva  e KRU”Gjakova sh.a. Gjakova  UÇK  nr 7  50000 Gjakove.nr tel 0390320503

    Linku : Kliko këtu