Komunikatë për media

Komunikatë për media
Bordi i Përkohshëm i KRU ”Gjakova” SH.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 15.10.2021 mori vendim për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, respektivisht Kryeshefin Ekzekutiv, z. Ismet Ahmeti, si dhe Zyrtarin Kryesor Financiar, z. Kastriot Zhaveli.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka vendosur të shkarkojë nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, bazuar në dokumentacionin e ofruar:
-Kontrollin nga ATK i datës 06.07.2021 për periudhën Janar 2016 – Dhjetor/2017, që ngarkon KRU “Gjakova” SH.A. me obligim financiar (afro 1.4 milion) sipas nenit 19 paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
Me datën 07.09.2021, Divizioni i ankesave/ATK, e refuzon si të pabazë ankesën e datës 14.07.2021 të tatim paguesit KRU “Gjakova” SH.A.
-Lejimin e përdorimit nga ana e KRU “Gjakova” SH.A. të ujit të Liqenit të Radoniqit për testimin dhe lansimin e jahtit “INTERSTELLAR 32”.
Të dy raportet bëjnë me dije se ka pasur një dështim të vazhdueshëm nga ana e KRU “Gjakova” SH.A. në respektimin e kërkesave ligjore të ATK-së dhe MMPHI-së.
Njëherit, zyrtari Kryesor Financiar z.Kastriot Zhaveli është shkarkuar në lidhje me Kontrollin e lartëcekur nga ATK i datës 06.07.2021 për periudhën Janar 2016 – Dhjetor/2017 që ngarkon KRU “Gjakova” SH.A. me një obligim financiar sipas nenit 19 paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
15.10.2021.
Gjakovë
Comments for this post are closed.