K O N K U R S
Në bazë të dispozitave të nenit 21, nenit 25, paragrafit 25.2, pika h) e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/2008 (dt.15.06.2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/2012 (dt. 30.05.2012), dhe Ligjin Nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Komisioni i Auditimit i Ndërmarrjes Publike K.R.U “Gjakova” SH.A, në Gjakovë, mori vendim që të shpall:
K O N K U R S
Titulli i vendit të punës – Auditor/e i/e Brendshëm/e
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar.
Përshkrim i detyrave të punës:
-Vlerëson procesin e veprimeve kontrolluese në tërë ndërmarrjen bazuar në vlerësimin e përshtatshmërisë së sistemeve të kontrollit të brendshëm.
-Respekton legjislacionin e përgjithshëm në fuqi, kodin e etikës dhe sjelljes, si dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.
-Monitoron zbatimin e rekomandimeve në mënyrë sistematike sipas planit të veprimit të miratuar nga Udhëheqësi i Ndërmarrjes dhe Komiteti i Auditimit.
-Vlerëson nëse dizajni i procesit të kontrollit, siç është bërë dhe paraqitur nga menaxhmenti është adekuat.
-Kryen auditime individuale për të siguruar përshtatshmërinë e objektivave dhe fushëveprimit të auditimit, përshtatshmërinë e testimit të kryer dhe saktësinë e konkluzioneve të arritura.
-Përcakton nëpërmjet testimit dhe procedurave të tjera, nëse procesi në fakt është duke funksionuar në mënyrë efektive dhe efikase ashtu siç është synuar.
-Raporton rezultatet e punës së kryer të auditimit dhe ofron rekomandime aty ku ka nevojë për përmirësimin e procesit të kontrollit.
-Raporton rregullisht tek Drejtori i Njësisë për Auditim të Brendshëm dhe Komiteti i Auditimit dhe përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e tyre.
Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe karakteristikat personale:
-Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet 4 vjeçar, si dhe me
Sistem të Bolonjes 3+2 , diplomat e universiteteve jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara.
-Duhet të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave
-Kandidati/ja duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë menaxheriale në fushën e administrimit të biznesit, financave, kontabilitetit apo nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të K.R.U “Gjakova” Sh.A. – e preferuar është përvoja në auditim të brendshëm në sektorin publik.
-Të posedoj aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe organizimi të punës.
-Njohja e punës me kompjuter: Word, Excel dhe Power Point.
-Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime ( jo më e vjetër se 6 muaj).
-Të ketë aftësi për të interpretuar dhe zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, si dhe legjislacionin në fuqi që i përgjigjet veprimtarisë së ndërmarrjes.
-Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi.
-Të ketë shkathtësi të prezantimit dhe raportimit.
Paga mujore: Sipas Rregullores në fuqi.
Informata të përgjithshme:
-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
-Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.
Procedura për aplikim: – Aplikacioni (formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në web-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkangjiten:
-Kopja e letërnjoftimit.
-Certifikata e lindjes.
-CV-ja.
-Letër Motivuese / kërkesa për punësim.
-Kopjet e dokumentacionit të kualifikimit (kopja e noterizuar), përvoja e punës , si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Afati i konkurrimit është nga data: 30/07/2021 deri me 28/08/2021- ora 16:00. Adresa e zyrës Rr. UÇK Nr.7, 50 000 – Gjakovë, Kosovë.
Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.
Comments for this post are closed.