Pensionohet z. Avdi Kusari

Pensionohet z. Avdi Kusari.
U pensionua sot një tjetër punëtor i zellshëm i KRU “Gjakova”.
Z. Avdi Kusari kontribuoi mëse 34 vite në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit si i punësuar që nga viti 1987, së fundmi z.Kusari aktivitetin e vet punues e zhvilloi në Departamentin Teknik të KRU “Gjakova”, duke qenë një puntorë i dalluar deri në pensionimin e tij.
Me rastin e pensionimit të tij z.Kusari, u shpreh falënderues ndaj gjithë stafit të KRU “Gjakova”, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij me të cilët ndau shumë vite përvojë jetësore duke ruajtur një respekt të veqantë.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti si dhe gjithë stafi i KRU “Gjakova” kanë uruar kolegun e tyre me rastin e pensionimit, duke i dëshiruar shëndet, mbarësi dhe falenderime të panumërta për kontributin dhe eksperiencën e ndarë sëbashku.
KRU “Gjakova” SH.A.
22.04.2021.
Comments for this post are closed.