Analizimi i ujit të pijës

Një nga objektivat e mbikqyerjes nga laboratorët e akredituar të KRU "Gjakova" sh.a është dhe sigurimi i kualitetit të ujit në rrjetin shpërndarës. Kësaj mbikqyerje i paraprin procedura e mostrimit, e më pastaj ajo e testimit dhe analizimit të mostrave sipas metodave standarde të akreditimit të laboratorëve.

Procesi i mostrimit përveç se bëhet në Impiantin e Trajtimit të Ujit gjatë 24 orëve në të gjitha fazat e trajtimit të ujit, ky proces kryhet edhe në mbi 100 pika mostrimi të rrjetit shpërndarës, që furnizohen me ujë nga ky impiant, duke përfshirë komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë të komunës së Prizrenit, po ashtu dhe ujërat e disa burimeve në këto komuna. Numri i këtyre pikave është proporcional me numrin e konsumatorëve.

Testimet më të rëndësishme që përdoren në mbikqyerjen e cilësisë së ujit janë:

-Mostrimet mikrobiologjike (hetimi i kualitetit të ujit përmes indikatorëve bakteriologjikë).

-Mostrimet për kualitetin fizik të ujit (temperatura, era, ngjyra, shija, turbiditeti, konduktiviteti, ph, etj).

-Mostrimet për hulumtimin e kualitetit kimik të ujit të pijes (klori i lirë, amoniaku, nitratet, nitritet, hekuri, mangani, alumini, kloridet etj).

Vlen të theksohet se edhe në ditët që kaluam dhe po kalon vendi ynë, kontrolli dhe monitorimi i cilësisë së ujit nuk ka munguar, puna jonë ka vijuar normalishtë duke sjellur ujë të pastër dhe cilësorë në krojet tuaja, gjithmonë duke respektuar rekomandimet nga IKSHP.

Comments for this post are closed.