Gjatë vitit 2019 përmbushëm të gjitha objektivat
Ministria e Mjedisit dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik ka ndarë rreth 1 milion euro për futjen e 32 fshatra të Rekës së Keqe, në rrjetin e ujësjellësit.
Kjo është bërë e mundur falë angazhimit të Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë rajonale të ujësjellësit KRU “Gjakova”, Ismet Ahmetit.
“Nga Ministria e Mjedisit dhe Zhvillimit vitin e kaluar kemi pasur përkrahje, pra 32 fshatra të Rekës i kanë përkrahur me rreth 1 milion euro, kështu që tjerat kemi punuar me para vetanake”, thotë ai.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ahmeti përmendi shumën e mjeteve të inkasuara, ku vetëm në vitin 2019 të hyrat janë rritur për 42.7% , edhe përkundër vjetërsimit të gypave.
“Viti 2019, ka qenë një vit shumë i suksesshëm, ka qenë diku rreth e 5 milionë e 200 mijë, kur kam filluar në vitin 2011 kanë qenë diku 1 milion e 600 mijë, ku për çdo vit janë rritur të hyrat. Poashtu viti 2019 ka qenë i suksesshëm dhe humbjet kanë qenë 74 në vitin 2011. Kështu që ne virin 2019 kemi arritur t’i bëjmë 42.7% sepse gypat janë të vjetërsuar dhe ka kohë që nuk janë ndërruar. Ne do të fillojmë shumë shpejt me investime të reja që t’i ndërrojmë këto pajisje”, thotë ai.
Sipas tij, kompania KRU “Gjakova”ka përmbushur të gjitha objektivat sa i përket vitit 2019, me shpresë që viti 2020 të jetë edhe më i suksesshëm.
“Ne si kompani, vitin e kaluar kemi qenë shumë i suksesshëm, ku të gjitha objektivat i kemi përmbushur dhe shpresojmë që këtë vit të jetë edhe më i suksesshëm se viti i kaluar”.
Sipas Ahmetit, KRU “Gjakova” është e gatshme të furnizojë me ujë të pijshëm edhe qytete përreth si, Gjilanin dhe KRU “Prishtina”.
“Duke parë regjionet e tjera si Gjilanin, KRU Prishtina, që kanë mangësi të ujit, KRU ‘Gjakova’ ka ujë të mjaftueshëm, dhe shpresojmë se do ta rrisim kapacitetin edhe në mbushjen e liqenit por edhe te konsumatorët e rinj të cilët vetëm vitin e kaluar diku rreth 25 mijë konsumatorë të rinj nuk kanë pasur ujë asnjëherë, por edhe këtë vit jemi duke e zgjeruar, sepse kemi ujë të mjaftueshëm dhe mundemi me i mbuluar edhe shumë qytete përreth”, thotë ai.
Ahmeti për Ekonomia Online thotë se konsumatorët kanë 24 orë ujë të pijshëm.
“Nuk ka reduktime dhe nuk ka pasur asnjëherë, kështu që i kemi 40 mijë konsumatorë 24 orë kanë pasur ujë të pijshëm vitin e kaluar por edhe këtë vit e kemi rritur numrin e konsumatorëve ku edhe këtë vit nuk do të ketë probleme me reduktime të ujit”, bën të ditur ai.
Falë punës së vazhdueshme, Ahmeti ka arritur të zvogëlojë numrin e borxheve nga 12 milionë, sa ishte në vitin 2011.
“Në vitin 2011 kanë qenë diku 12 milionë, por ne kemi punuar si kompani falë menaxhimit dhe bashkëpunimit të mirë, kështu që ne e kemi zvogëluar të gjitha borxhet dhe janë duke paguar me rregull çdo muaj”, thotë ai.
Për ata që nuk paguajnë, ndërmerren masa, e për raste sociale, Ahmeti ka kërkuar që të aprovohet ligji në pamundësinë për të paguar.
“Për ata që nuk paguajnë ndërmarrim masa ndaj tyre , që do të thotë asnjë konsumatorë që janë me raste sociale nuk kanë kurrfarë mundësie, dhe kemi bërë kërkesë që rastet sociale që të aprovohet ligji këtë vit”.
Vetëm vitin e kaluar, kanë hyrë 42 fshatra ne rrjet të ujësjellësit, shtoi Ahmeti.
Ai për këtë vit parasheh investime edhe më të mëdha s ai përket ujit të pijshëm ne Prizren e Rahovec.
“Në vitin e kaluar kemi bërë jashtëzakonisht investime te mëdha, ku 42 fshatra i kemi futur në rrjet të ujësjellësit, por për këtë vit kemi plane të tjera që i kemi parashikuar këtë vit. Kemi bashkëpunime me tri komunat që funksionojnë, komunën e Rahovecit, Prizrenit. I kemi disa projekte duke i parë mangësitë e ujit të pijshëm, ku në Prizren 10 fshatra kanë mbetur pa ujë të pijshëm”, përfundon ai.