Njoftim

Njoftohen të gjithë konsumatorët e KRU Gjakova, që ekipet tona të kontrollës, çkyqjes dhe lexuesve janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme që të bëjnë inkasimin e të gjitha borxheve.

Ata gjithashtu janë urdhëruar dhe janë mobilizuar që të rrisin kontrollat për gjetjen e lidhjeve ilegale, keqpërdorimin e ujit të pijes dhe parregullsive të tjera.

Lusim konsumatorët që të tregohen të kujdesshëm me përdorimin e ujit, kryerjen e pagesave me rregull dhe të bashkëpunojnë me ne për lajmërimin e keqpërdoruesve.

24/7 janë ekipet në teren, për të inspektuar gjendjen e krijuar.
Të gjithë ata konsumatorë që nuk e respektojnë këtë njoftim dhe kapen duke e keqpërdorur ujin e pijes, do të dënohen.

Ju lutem që ta merrni në konsideratë këtë njoftim dhe ta shfrytëzoni ujin sa më racionalisht.

Me respekt:
KRU GJAKOVA

Comments for this post are closed.