Pensionohet z.Nehru Maloku
Në këtë ceremoni të gjithë ishin të emocionuar, sidomos ata që ishin më afër tij, por më shumë nga të gjithë ishte vet z. Maloku.
Nehru Maloku, i lindur në Gjakovë më 18 Maj 1954.
Shkollën fillore e kreu në Gjakovë,
Shkolla e Mesme: Shkolla e mesme teknike - drejtimi i gjeodezisë, nxënës i gjeneratës së parë të gjeodetëve në Kosovë në gjuhën shqipe,
Studimet i kreu në Universitetin e Zagrebit – drejtimi i Gjeodezisë
I diplomuar me 11 Maj 1979.
Pas diplomimit është punësuar në KNI “Dukagjini” pasi ishte si bursistë me dt. 01.06.1979.
Më pas ka vazhduar në Drejtorinë Komunale të Gjeodezisë, dhe është rikthyer në KNI “Dukagjini”, në mungesë të inxhinierit.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, punën e ka vazhduar në KNI “Dukagjini”.
Me preferencë të ish profesorëve të tij dhe në bashkë bisedim me të ndjerin Drejtorin e Grupit Investues Enver Pruthi, është punësuar në OH “Metohija Prizren” si mbikqyrës i punëve gjeodezike. Punën me saktë e ka filluar më 01.09.1982.
Që nga kjo kohe pandërprerë ka punuar deri tani në ditën e pensionimit.
Kryesisht ka pasur pozitën e Shefit të shërbimit gjeodezik, ndërsa një kohë në menaxhim të operatorit gjerman “GelsenWasser” ka ushrtuar pozitën e Udhëheqësit për mirëmbajtje dhe Zhvillim.
Përndryshe gjatë kohës aktive ka punuar dhe si :
Profesor në shkollën e mesme të gjeodezisë 11 vite para luftës dhe dy vite pas luftës.
Ka qenë me vite si anëtar i Komisionit Komunal për Komasacion që nga ditët e para pasi dhe tema e diplomimit ishte: Komasacioni dhe rregullimi i tokave.
Maloku thotë që: "Gjithsesi periudha 37 vjeçare e kaluar në tani K.R.U. “Gjakova” ka qenë më sfiduese me plot angazhime sepse kemi kryer punë në lëmitë e ndryshe duke filluar nga mbikqyrja, projektimet, matjet precize në Digë, eksproprijime, vlerësime dhe rregullim të pronave.
Vlen të permenden dhe shumë punë sfiduese ka qene dhe përpilimi i kadastrit të përqojave, inqizimi i rrjetave të ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe objekteve tjera nëntokësore.
Gjitha këto janë arritë kuptohet me ndihmën e Menaxherave dhe stafit apo kolegëve të shërbimit. Mendoj se puna me frytëdhënese është periudha e viteve të fundit ku dukshëm shifen rezultatet e arritura".
KRU Gjakova ju uron pensionim të mbarë, të gëzoni shëndet dhe urojmë të kemi sa më shumë njerëz- punëtor të dinjitetshëm si ju z.Nehru Maloku.