I nderuar Konsumator
Sistemi i të dhënave i KRU Gjakova, s’i burim kryesor i informatave për konsumatorë është krijuar para një kohe të gjatë. Gjatë kësaj periudhe, kanë pasuar ndryshime (emri i pronarit, emri i rrugës, etj) të cilat mund të mos jenë regjistruar në mënyrë të duhur dhe tani është parë nevoja që ky sistem të rishikohet dhe të përditësohet.
Një gjë e tillë do të na ndihmonte që në mënyrë të duhur të planifikojmë operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë nivelin e shërbimeve të cilat kompania u ofron.
Për ta bërë një gjë të tillë, na duhet që të dhënat tuaja të cilat i posedojmë në sistemin tonë të jenë të sakta dhe t’u përfaqësojnë saktësisht juve, gjegjësisht konsumatorët tanë. Një gjë e tillë do të bëhet nëpërmjet një anketimi me konsumatorë ku do të konfirmohej që të dhënat të jenë vërtet të sakta.
Do të fillohet me një pilot projekt me qëllim të vërtetimit të metodologjisë së aplikuar dhe të dhënave të cilat pritet të grumbullohen.
Për këtë qëllim janë përzgjedhur rrugët: Yll Morina, Anton Çeta, Washingtoni e Hysni Dobruna s’i më të përshtatshmet për këtë pilot projekt, pasi që në këto rrugë ka një përzierje të përshtatshme të të konsumatorëve.
Anketimin, të cilin po planifikojmë ta realizojmë nuk do t’u merr më shumë se disa minuta të kohës suaj, e i cili përfshinë pyetje të thjeshta të ndërlidhura me shërbimet që kompania u ofron s’i; furnizim me ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura. Gjithashtu, na duhen edhe disa informata në lidhje me pronën tuaj dhe mënyrën e shfrytëzimit të saj.
Pyetësori do të plotësohet nga stafi ynë, ndërsa nga ju kërkohet që vetëm të përgjigjeni në pyetjet e parashtruara.
Presim mbështetjen tuaj në realizim me sukses të këtij anketimi.
Ky anketim është planifikuar të bëhet gjatë pjesës së dytë të muajit Maj dhe fillimit të Qershorit.
Edhe një herë iu falenderojmë për mbështetjen tuaj!
Në Foto është Pilot zona ku do të zhvillohet anketimi.