Njoftim

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Pas informacioneve të lëshuara nga Komuna e Junikut për thirrje në protestë për gjëja vendime dhe veprime të paligjshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KRU “Gjakova “ S h. A, lidhur me rrjedhën e lumit Erenik - KRU “Gjakova“ Njofton opinionin se;

Resurset ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës që ruhen dhe mbrohen me Ligje dhe akte nën ligjore të nxjerra nga Ministritë përkatëse . Nisur nga ky parim dhe rëndësia që ka furnizimi me ujë të pijes për çdo qytetar, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë, autoritetet kompetente pronare dhe administruese të resurseve ujore, si Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A. në vazhdimësi synojnë të realizojnë objektivat për furnizim me ujë të pijes të gjithë banorët e Republikës së Kosovës, e drejtë dhe obligim i përcaktuar për këto autoritete komfor Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, Ligjit mbi Ujërat si dhe Ligjit mbi Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.

Në këtë drejtim ndër objektivat e këtyre autoriteteve ishte edhe bashkëfinancimi në realizimin e Projektit “Përfundimi i Punimeve të Ujësjellësit për 31 Fshatra të Rekës së Keqe“, ekzekutimi i të cilit do të arrinte të realizonte kërkesat e banorëve të këtyre Fshatrave për furnizim me resursin - ujin e pijes.

Sipas Projektit dhe me miratimin e MMPH, uji që buron nga bjeshka Babaj i Bokës dhe që kalon nëpër trasen e ndërtuar i përket territorit të Komunës së Gjakovës, dhe nuk ka të bëjë me ndërrimin e shtratit të Lumit Erenik ashtu siç manipulohet.

Protestat e paralajmëruara se gjëja për mbrojtjen e lumit Erenik, i vlerësojmë se janë plotësisht të pa baza dhe të manipuluara për interesat personale të Kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve tjerë të cilët kanë synime ti realizojnë përmes aksioneve në ndërtimin e bizneseve private si fabrika të ujit, hotele dhe hidrocentrale.

Prandaj, askush në këtë drejtim nuk gëzon të drejtën e pengimit të interesave publike për interesat personale, sepse asnjë interes nuk vihet para interesit nacional e kombëtar.

Shfrytëzimi, ndryshimi i drejtimit, ndërtimi, lëshimi si dhe veprimet tjera janë kryer në kushte, në mënyra dhe në procedura të përcaktuara me Ligjin mbi Ujërat gjegjësisht me Lejen Ujore të lëshuar nga MMPH.

Nisur nga rëndësia që ka ky Projekt që plotëson nevojat jetike për banorët e këtyre Fshatrave - furnizimin me ujë të pijes, KRU ”Gjakova” Sh.A. i bën apel të gjithë qytetarëve të nderuar të Republikës së Kosovës, që të ketë mbështetjen në drejtim të realizimit të interesave të përgjithshme kombëtare, gjegjësisht të furnizimit të popullatës me resursin kryesor të jetës – UJIN E PIJES.

  • Sinqerisht:
  • Ismet Ahmeti - Kryeshef Ekzekutiv
  • KRU Gjakova – Gjakovë
Comments for this post are closed.