Njoftim për Konsumatorë
Bazuar në Ligjin për Rregullimin e Shërbimeve të ujit Nr. 05/L-042 dhe ndryshimit të Rregullores 05/2017, për Matjen e Konsumit të ujit.
Neni 5
Parimet e kompanisë për matjen e konsumit të ujit.
1. Parimet bazë për matjen e konsumit të ujit janë të bazuara në legjislacionin e zbatueshëm dhe konsistojnë me sa vijon.
1.1. Secili konsumatorë duhet ta ketë të instaluar një ujëmatës kapaciteti dhe lloji i të cilit përcaktohet nga kompania.
1.2. Kompania e ka autoritetin ekskluziv për të instaluar, kontrolluar dhe zëvendësuar ujëmatësit.
1.3. Kompania duhet që faturimin e konsumatorëve për shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizim ta bëj bazuar në matjen e konsumit të lexuar në ujëmatës.
1.4. Shpenzimet e blerjes së ujëmatsit të instaluar për herë të parë, barten nga konsumatori, kurse shpenzimet e mirëmbajtjes dhe zëvendësimit menaxhohen me proces tarifor, përveç rasteve kur defektet në ujëmatës janë shkaktuar me qëllim ose nëse konsumatori ka neglizhuar kushtet e mirëmbajtjes së ujëmatësit.
Dhe bazuar në Rregulloren nr 02/2017, për procedurat e lidhjes së konsumatorëve në shërbimet e ujit.
Neni 9
Instalimi i ujëmatësit
Pika 4. Kompania i bart shpenzimet e mirëmbajtjes së rregullt dhe zëvendësimit të ujëmatësit, nëse ajo ka mëdyshje për funksionalitetin e tij. Mirëpo, në rast se ujëmatësi dëmtohet qëllimisht nga konsumatori apo si pasojë e neglizhencës së tij dhe moskujdesit të tij, atëherë konsumatori i bart shpenzimet e riparimit apo zëvendësimit të tij.
Ekipet tona të mirëmbajtjes do vlerësojnë gjendjen në teren dhe pastaj do marrin masa sipas Rregullorëve të lartëcekura.
Gjithashtu, bejmë apel të konsumatorët, që të kenë kujdes me lëshimin e ujit në kroje gjatë natës, për arsye se po e zvogëlojnë mundësin e furnizimit me ujë në pika të larta.
Faleminderit në mirëkuptimin tuaj, nga K.R.U Gjakova.