Po realizohen Projektet Madhore në Lubizhdë dhe Polluzhë.
Ka filluar realizimi i projektit: Ndërrimi i rrjetit sekondar në fshatin Lubizhdë e Hasit, me gjatësi 13 km.
Vlera Investive është: mbi 215.000€, e cila do bashkëfinancohet nga KRU “Gjakova” SH.A dhe Komuna e Prizrenit.
Punimet kryhen nga KWE.
Me realizimin e këtij projekti, fshatit Lubizhdë do ti zgjidhet përgjithmonë problemi i furnizimit me ujë, por gjithashtu investimi i tillë do të ndikojë drejtëpërdrejtë në zvogëlimin e humbjeve.
Poashtu ka filluar implementimi i projektit: Ndërrimi i gypit shtytës te stacioni i pompimit në Bregdri dhe pajisjeve përcjellëse në rezervuar dhe ndërtimi i stacionit të pompimit me rezervuar në Polluzhë.
Vlera investive e projektit është: 128,852.55€.
Pjesa e Poluzhës do bashkëfinancohet me Komunën e Rahovecit sipas Marëveshjes së bashkëpunimit.
Me ketë investim do bëhet furnizimi me ujë i fshatit Poluzhë dhe Guri i Kuq si dhe do bëhet furnizimi më i mirë me ujë i fshatrave të bregdrinit.
KRU Gjakova punon në të mirë të konsumatorëve.