Sot në fshatin Lubizhd të Hasit, fillojë furnizimi me ujë cilësor.

Sot në fshatin Lubizhd të Hasit, fillojë furnizimi me ujë cilësor të pijës nga Stacioni i filtrimit të K.R.U "Gjakova", në kuadër të projektit: Rehabilitimi i sistemeve rurale të ujësjellësit në zonën e shërbimit të K.R.U "Gjakova" - Sh.A. Gjakovë.

Ky projekt është financuar nga qeveria Zvicerane, qeveria e Kosovës dhe një pjesë nga K.R.U "Gjakova" - SH.A. Gjakovë. Vlera totale e projektit është mbi 1,200.000€, ndërsa vetëm për fshatin Lubizhdë janë investuar mbi 500.000€, përfshirë edhe gypin kryesor nga Rogova deri në fshatin Kabash dhe tek rezervari ne Lubizhdë.

Prezent në këtë inaugurim ishin: Kryeshefi Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti, kryetari i komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, z.Allan Brown nga CDI, z.Sheh Gjemajlia me përfaqësues të tjerë të fshatit.

Prezantimin e hapi z.Shkodran Gaxherri – Menaxher i Departamentit Teknik, ku dha sqarime rreth projektit dhe investimeve. Pastaj fjalen përshendetëse e mori z.Ismet Ahmeti - Kryeshef Ekzekutiv, ku theksoj se krahas këtij investimi që ishte një ëndërr dhe sot u bë realitet, nuk do ndalemi me investime tjera ku përmendi disa nga projektet. Pastaj z.Mytaher Haskuka i përshendeti të pranishmit dhe premtoj në investimin e rrjetit sekondar në bashkëpunim me K.R.U "Gjakova", si dhe në fund kryetari i fshatit i përshendeti të pranishmit.

Mbetet përgjegjësi e konsumatorëve që ujin cilësor ta shfrytezojnë në menyrë racionale. /K.R.U "Gjakova"/

Comments for this post are closed.