22 Marsi Dita Botërore e Ujit

22 Marsi është Dita Botërore e Ujit - ne sot po i paraprijmë festimit të kësaj dite, pasiqë do të ketë organizime tjera në tërë Kosovën për nder të kësaj dite.

Një debat i hapur në prani të mediave dhe pastrimi i brigjeve të liqenit nga punëtorët tanë e karakterizuan këtë ditë në Kompaninë tonë.

I pari i Kompanisë z.Ismet Ahmeti, priti sot të Parin e Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini, zyrtarë të Konzorciumit Dorsch/CDI me të cilët bashkarisht e organizuam këtë ditë, Zyrtarë të KFW, Këshillit Ndërministror të Ujërave, Shukos, Konsulentë të Projektit të Ujërave të Ndotura, Drejtorë të Bordit dhe Zyrtarë të KRU Gjakova.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vende të botës.

Të gjithë e dimë Rëndësinë e ujit dhe ruajtjes së tij. Poashtu e dijmë që ka ende shumë njerëz në botë që vuajnë mungesën e ujit.

Ne si Kompani i kemi ndërmarrur të gjitha veprimet rreth ruajtjes së ujit, destinimit të tij dhe ofrimit të një uji sa më ciliësor për të gjithë Konsumatorët.

Këtë vit tema e ditës Botërore të Ujit është "Ujë për të Gjithë" dhe ne si Kompani patëm se çka të flasim rreth kësaj teme.

Të gjithë të pranishmit diskutuan rreth rëndësisë së ujit dhe ruajtjes së tij, dhe mbetën të kënaqur nga ky organizim.

Comments for this post are closed.