KRU “Radoniqi” i gatshëm për pranverë
Stina e pranverës e gjen KRU “Radoniqi” të përkushtuar për të filluar projekte madhore në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në tërë regjionin që e menaxhon.
Këto ditë në koordinim me Komunën e Rahovecit, po punohet në Lagjen UÇK, ku po bëhet një shtrirje e rrjetit prej 820 m, me diametër të gypit Ǿ 90.
Kurse në koordinim me komunitetin e fshatit Hoqë e Vogël – të Komunës së Rahovecit, në Lagjet: Ilir Krasniqi, Ylvi Krasniqi dhe Avni Kastrati, është duke u finalizuar Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit me gjatësi mbi 800 m.
Edhe në fshatrat e Rekës së Keqe të Komunës së Gjakovës, gjegjësisht në 28 fshatra, ka filluar shtrimi i rrjetit të ujësjellësit, fshatra këto të cilat nuk kanë pasur asnjëherë qasje në rrjet të ujësjellësit.
Ky projekt madhor po realizohet fal Community Development Initiatives – CDI me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane dhe pjesërisht të Qeverisë së Kosovës.
Sistemi i ujësjellësit i këtyre fshatrave pasi të finalizohet do të kalojë në menaxhimin e KRU “Radoniqi”
Ekspertët e fushës nga KRU “Radoniqi” po monitorojnë të gjitha këto punime.
Poashtu punëtorët e KRU "Radoniqi', po punojnë edhe në eleminimin e defekteve që paraqitet në mënyrë të vazhdueshme në gjithë zonën që mirëmbahet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”.
Të gjitha këto po arrihen me një intesitet të madh të punës për të furnizuar sa më mirë konsumatorët me ujë dhe atë 24/7, që mbetet përparësi e kësaj Kompanie.
Gjithashtu prodhimi i ujit është në nivelin e duhur dhe prodhohet aq sa ka nevojë për furnizim të duhur në tërë rrjetin e ujësjellësit.
KRU “Radoniqi” punon në të mirë të Konsumatorëve të vet.