Fillon puna testuese në ITUN.
Fillon puna testuese në ITUN.
Pas një pune të gjatë dhe sfiduese në të gjitha aspektet, sot kemi filluar punën testuese në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të ndotura të realizuar përmes projektit “Trajtimi i Ujërave të Ndotura në Jug-Perëndim të Kosovës” – Faza III Gjakova, të bashkë financuar nga SECO, Banka Gjermane KFW dhe Komuna e Gjakovës.
Testimet janë duke u zhvilluar me sukses dhe sipas planit dinamik.
Me këtë rast falënderojmë donatorët, konsulentët, kontraktuesit dhe të gjithë stafin e angazhuar në realizmin e këtij projekti për kontributin e tyre të pakursyer në zbatimin e suksesshëm të tij.
KRU “Gjakova” SH.A.
15.03.2022.
Comments for this post are closed.